venerdì 26 dicembre 2014

Sallate me laker te bardhe

Receta gatimi

Per kete lloj sallate perdoret lakra e embel e cila  pastrohet mire nga gjethet e demtuara  lakra ndahet ne dysh e me pas ne katersh ,me pas pritet ne fije te holla  shplahet  mire me uje te bollshem dhe sperkatet siper me kripe, piper te kuq dhe pak sheqer .Shtypet deri sa te leshoje leng perzihet me vaj ulliri e uthull,dhe me pas vendoset ne pjate ku dhe zbukurohet me gogozhare dhe majdanoz .

Nje tjeter menyre pergatitje e kesaj lloj sallate behet duke prere holle lakren dhe duke e futur ne nje tenxhere te vene ne zjarr  me uje ,e cila lihet deri sa te shihet se eshte zbutur pak .Me pas lihet te ftohet dhe rregullohet me vaj ulliri e uthull.

Per 500 g laker duhen 3-4 luge gjelle vaj ulliri 2
2 luge gjelle uthull 
kripe sipas deshires 
1 luge kafeje sheqer
3-4 fije majdanoz